Pas Shefit Shefitit edhe një tjetër futbollistë nga rradhët e Shkëndijës do të jetë pjesë e kombëtares shpresa të Shqipërisë. Fjala është për mesfushorin Omar Imeri, i cili po kalon një formë shumë të mirë me Shkëndijën, për të cilën skuadër ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.
Që të dy golat shkupjani i ka gjetur në dy përballjet e Kupës, edhe atë kundër Kozhuvit dhe Kit Go, ndërsa është në pritje të golit debtues edhe në ndeshjet kampionale.
Lajmin për ftesën e Imerit nga ana e Federatës shqiptare të futbollit e ka bërë të ditur vetë klubi tetovar përmes faqes zyrtare, duke bërë me dije se Imeri do i bashkohet Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e rradhës këtë muaj, ku me datë 10 tetor do të kenë përballë Italinë në një ndeshje miqësore, ndërsa 5 ditë më vonë, do të kenë transfertën ndaj Estonisë, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Europianit për të rinj.