Struga Trim Lum dhe Vëllazërimi të sigurtë, rrëshqet Gostivari

Paralel me ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë janë zhvilluar edhe ndeshjet nga të dyja konferencat në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Java e 7-të në Perëndim ka sjellë edhe disa rezultate të papritura, ku vlen të theksohet fitorja e parë sezonale e Pelisterit që në Manastir mundi liderin e deritanishëm Gostivarin me rezultatin 2:1.

Në derbin e madh të javës, Vëllazërimi me rezultatin 2:3 në transfertë mundi Genç Kalemler, skuadër kjo që dështoi në pjesën e parë, kur brenda 40 minutave pranoi 3 gola.

Një fitore etë papritur ka arritur edhe Labunishta që në transfertën në Tetovë mundi Sileksin, ndërkohë Goblen Junior edhe në ndeshjen e saj të katërt si vendas ka barazuar. Skuadra kumanovare sot barazoi pa gola ndaj Skopjes, ndërkohë Struga Trim Lum ishte skuadër shumë e mirë se Korabi dhe në fund iu gëzua fitore 2:0, duke u rikthyer kështu në krye të renditjes tabelare.

LDFM – Perëndim, Java 7
Genç Kalemler 2 – 3 Vëllazërimi
Goblen Junior 0 – 0  Skopje
Pelisteri 2 – 1 Gostivari
Struga Trim & Lum 2 – 0 FK Korab
Teteksi 1 – 2 Labunishta

Leave a Reply