FC Shkupi sot në Tetovë do të ketë një transfertë shumë të vështirë përballë Renovës, skuadër kjo që në mesjavë bërë një surprizë të këndshme, duke mundur liderin e deri para kësaj jave, Akademia Pandevin me rezultatin 2:0. Në anën tjetër FC Shkupi u mund nga skuadra tjetër nga Strumica, Bellasica, ndërsa me siguri se sot do të tentojnë që të përmirësojnë imazhin dhe të ju ikin pozitave të rrezikuara në renditje.
Lajm i mirë për trajnerin Sojdash është se në kombinim do të ketë edhe mesfushorin Rron Broja, i cili mungoi në dy ndeshjet paraprake, ndërsa mungesa e vetme për ndeshjen me Renovën mbetet të jetë Besart Krivanjeva.
Në ndeshjen Renova – Shkupi që luhet me fillim në orën 15:00 në Tetovë, drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Strumica Vasko Mavrov.