Java e 7-të në Ligën e Dytë Lindje ka ardhur me befasinë më të madhe, ku fenerxhiu Detonit Junior mundi Bregallnicën, një ndër skuadrat pretendente për tu inkuadruar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Radovishi që tashmë udhëhiqet nga ish futbollisti i Vardarit, Zhanko Savov, shënoi fitore 2:0 ndaj skuadrës nga Shtipi, ndërkohë Boreci ka vazhduar të ec me hapa të sigurtë drejt realizimit të ëndërrës, kualifikimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. Skuadra nga Velesi ku aktivizohen dy shqiptarët, Burhan Mustafa dhe Leonard Kallaba shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Vardar Negotinës, ndërkohë Kozhuvi i Emir Skenderit në Gjevgjeli me rezultatin 3:1 mundi Plaçkovicën.
Një fitore të sigurtë arriti edhe skuadra debutuese e Kit Go që si mysafir me rezultatin 0:2 mundi Partizan Obrshani, ndërsa ka vazhduar seria pozitive e Tikveshit që sot në Makedonska Kamenicë ngadhnjeu ndaj vendasve të Sasa-s.
LDFM – Lindje, Java 8 |
||
Boreci | 1 – 0 | Vardar N. |
Detonit Junior | 2 – 0 | Bregallnica |
Kozhuvi | 3 – 1 | Plaçkovica |
Partizan O. | 0 – 2 | Kit Go |
Sasa | 1 – 3 | Tikveshi |