Një nga yjet e Realit po mendon largimin nga “Bernabeu”

Disfata e fundit 0:3 ndaj Seviljës ka trazuar gjërat te Real Madridi. Ardhja e Julen Lopetegit nuk po i kënaqë të gjithë në mënyrë të barabartë, veçanërisht ato jashtë klanit spanjoll. Varane, Marselo, Benzema, Modriç dhe Toni Kros e shohin me dyshim suksesin e “mbretërve” nën drejtimin e 52-vjeçarit,  dyshime që duket se do të ndikojnë në vazhdimësinë e lëvizjeve që kanë pasur fillimin e tyre që në merkaton e verës.

Toni Kros është njëri-prej tyre, i cili duket se nuk e sheh veten për shumë gjatë tek “madrilenët”. Ai ka oferta nga Premierliga, të cilat siç shkruan “Don Balon” ka nisur t’i shqyrtojë më me seriozitet.

Gjermani ka disa sezone që qëndron në listën e të preferuarve të Pep Guardiola-s, por deri më tani nuk kanë gjetur një marrëveshje për shkak të hezitimit të 28-vjeçari. Tashmë gjërat duket se do marrin një tjetër rrjedhë.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, mesfushori nuk dëshiron që të mbyllë karrierën e tij pa luajtur një herë në Ligën Angleze dhe ndjen se momenti është tani ose kurrë.

Tek Madridi gjërat kanë ndryshuar, largimi i Ronaldos ka lënë gjurmë, askush nuk ka ardhur në vendin e tij, nga ana tjetër një Modriç që me shumë gjasa në janar do të largohet. Kështu që gjermani ka nisur t’ia bëjë të qartë Guardiolas dhe Mançester Sitit se është gati t’iu bashkohet. Ai dëshiron që të largohet nga “Santiago Bernabeu” këtë  verë.

 

Leave a Reply