Java e 8-të në elitën e futbollit vendor në program është të shtunën, një ditë më herët nga e diela e zakonshme, kur zhvillohen shumica e ndeshjeve. Arsyeja janë votimet për referendum që do të zhvillohen me 30 shtator në vendin tonë, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija që në mesjavë pësoi disfatë të papritur në Tetovë nga Pobeda (0:2), do të jetë mysafir i Akdemia Pandev, që gjithashtu në mesjavë dështoi të marrë fitore. Skuadra e trajnerit Jugosllav Trençovski u mund nga Renova, skuadër kjo që në derbin shqiptarë do të mirëpret FC Shkupin.
Lideri aktual, Vardari do të jetë mysafir i Pobedës, kësaj rradhe në Shtip, Sileksi do të luaj me Makedonija Gj.P, teksa Rabotniçki ndaj Bellasicës do të tentojë të ndërpresë serinë prej 3 disfatave të njëpasjëshme.
Të gjitha ndeshjet e së shtunës në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, startojnë në ora 15:00.
LPFM, Java VIII |
||
A. Pandev | 29.09. 15:00 | Shkëndija |
Pobeda | 29.09. 15:00 | Vardari |
Rabotniçki | 29.09. 15:00 | Belasica |
Renova | 29.09. 15:00 |
Shkupi |
Sileksi | 29.09. 15:00 |
Makedonija Gj.P |