Skuadra e Romës i ka dhënë fund serisë prej 4 ndeshjeve pa fitore në “Serie A”. Ujkesha romale në “Olimpiko” mundi ekipin e fundit në renditje Frosinonen me rezultatin 4:0.
Xhengiz Under paralajmëroi fitoren e Romës që në minutën e dytë, ndërsa në minutën e 28-të Havier Pastore ngriti epërsinë e “romakëve” në 2:0, duke shënuar një super gol me dhembër.
Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar në pjesën e parë, pasi Stefan El Sharavi në minutën e 35-të shënoi edhe golin e tretë, teksa Aleksandar Kolarov 3 minuta para fundit të takimit shënoi edhe golin e katërt, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Roma 4, Frosinone 0.
Me këtë fitore Roma arrinë në kuotën e 8 pikëve dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 10-të, ndërsa Frosinone me vetëm një pikë mban pozitën e fundit në renditje. +