Stojanovski i mjafton Renovës për të nokautuar liderin e deritanishëm A.Pandev (VIDEO)

Renova ka shënuar fitore 0:2 në transfertën ndaj Akademia Pandev, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 7-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Duke pasur parasysh se skuadra tetovare  sot ishte mysafir i liderit të deri para kësaj jave, e për më tepër që skuadra në këtë ndeshje udhëtoi pa trajner pas largimit të Jeton Beqirit, kjo fitore fiton në peshë, ndërsa më i merituar për të njëjtën ishte sulmuesi i talentuar Vlatko Stojanovski, që realizoi të dy golat.

Golin e parë sulmuesi 21-vjeçar i Renovës e realizoi në minutën e 14-të, kur me të majtën e tij lëshoi një proektil të vërtetë në drejtim të portës vendase, që nuk gjeti dot kundërpërgjigje nga ana e portierit Çubrakoviç.

Po i njëjti futbollist në minutën e 70-të shënoi edhe një gol tjetër mjaft të bukur, kësaj rradhe duke tejkaluar edhe vetë portierin Çubrakoviç dhe duke shënuar në rrjetën e zbrazët, pas super asitit të brazilianit Fernando Silva.

Ky i fundit në minutën e 74-të tentoi edhe vetë që të mposht portierin vendas, mirëpo kësaj rradhe portieri serb i Akademia Pandev ishte sy hapur dhe goditjen e drejtëpërdrejtë të brazilianit të Renovës nga gjuajtja e lirë, e devijoi në rivënie nga këndi.

Në fund fitore më se e merituar e Renovës, që sot udhëhiqej nga drejtoi sportiv Lirim Saiti dhe koordinatori Skender Jonuzi, dy emra të njohur këto për futbollin tonë vendor, që tashmë disa vite me rradhë janë pjesë e skuadrës nga Xhepçishti.

Me 7 pikë të tubuara, Renova renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Akademia Pandev tashmë pozicionohet vetëm në pozitën e dytë me 15 pikë të arkërtuara.

Leave a Reply