LPFM – java 7-të, Shkëndija pëson disfatë, Renova mund liderin A. Pandev

Pobeda ka bërë surpzirën më të madhe në kuadër të ndeshjeve të deritanishme të sezonit të ri 2018/2019, pasi sot në kuadër të javës së 7-të si mysafir me rezultatin 2:0 mundi kampionët në fuqi të Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Që të dy golat skuadra nga Prilepi i realizoi në pjesën e dytë, edhe atë që të dy përmes kundërzbritjeve.

Për dallim nga Shkëndija, skuadra tjetër tetovare e Renovës nën drejtimin e Agron Memedit si mysafir mundi liderin e deri para kësaj jave, Akademia Pandev me rezultatin 2:0. Më i merituar për këtë fitore të “gjipspnuesve” ishte sulmuesi Vlatko Stojanov, i cili i realizoi të dy golat, ndërsa disfatën e tretë me rradhë e pësoi edhe Rabotniçki i Gjore Jovanovskit, që sot u mund të derbin lokal ndaj Makedonija Gj.P me rezultatin 3:0.

Bellasicës i mjaftoi goli i hershëm i shënuar nga Zoran Baldovaliev (7’) për të mundur FC Shkupin, ndërsa Vardari falë golit debutues të ish lojtarit të Shkëndijës, Vilfred Xhufo mundi Sileksin me rezultatin minimal 1:0.

Falë kësaj fitore skuadra nënkampione e vendit morri kryesimin e tabelës së klasifikimit në LPFM.

LPFM, Java VII
A. Pandev 0 – 2 Renova
Bellasica 1 – 0 Shkupi
Makedonija Gj.P 3 – 0 Rabotniçki
Shkëndija 0 – 2 Pobeda
Vardari 1 – 0 Sileksi

Leave a Reply