Ish futbollisti i Shkëndijës i siguron fitoren dhe vendin e parë Vardarit (VIDEO)

Vardari ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kundër Sileksit të zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, aty ku deçiziv për ekipin “kuqezi” nga Shkupi doli të jetë ish futbollisti i Shkëndijës, Viktor Nildo Xhufo, njofton “infOSport.mk”.

Braziliani, i cili Vardarit iu bashkua gjatë merkatos së verës nga rradhët e skuadrës shqiptare të Flamurtarit, realizoi golin e vetëm në këtë përballje, kur në minutën e 71-të me një goditje gjysmë vole arriti që të mposht portierin e Sileksit, Spasojeviq.

Ishte ky goli debutues për Xhufon me fanellën e Vardarit në elitën e futbollit vendor dhe me shumë vlerë, pasi ky gol skuadrës nënkampione të vendit i siguroi fitoren ndaj Sileksit në kuadër të javës së 7-të, ndërsa gjithashtu i siguroi edhe vendin e parë në renditjen tabelare.

Leave a Reply