Barcelona si Shkëndija, pëson disfatën e parë sezonale (VIDEO)

Barcelona ka pësuar disfatën e parë në sezonin e ri, edhe atë në të njëjtën ditë kur kishte pësuar edhe Shkëndija, njofton “infOSport.mk”. Barcelona pas barazimit 2:2 në fundjavë ndaj Gironas, sonte u mund në transfertën ndaj Leganes me rezultatin 2:1, duke hyrë në një krizë të vogël të rezultateve, ndërsa nëse më vonë Reali i Madridit mund Seviljën, atëherë “mbretërit” do të marrin kryesimin.

Pjesa e parë nuk paralajmëroi një epilog të këtillë, duke pasur parasysh se Kutinjo kaloi në epërsi Barcelonën, teksa fitoren Leganesi e siguroi në pjesën e dytë me dy gola të shënuar brenda një minute.

Fillimisht në minutën e 52-të El Zhar barazoi shifrat në 1:1, teksa Oskar duke iu falënderuar gabimit të madh të Zherard Pike vetëm një minutë më pas shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për Leganesin.

Një fitore të madhe sonte arriti edhe Viljareali që në “San Mamesh” me rezultatin 3:0 mundi Atletik Bilbaon. Që të tre golat  “Nëndetësja e Verdhë”, i realizoi në pjesën e dytë, me autorë Fornals (65’), Mori (80’) dhe Ekambi (89’).

Leave a Reply