FC Shkupi sot do të ketë një përballje mjaft të vështirë si mysafir ndaj Bellasicës, skuadër kjo që kërkon fitoren e parë si nikoqir. Baldovaliev, një ndër sulmuesit më me përvojë në futbollin tonë vendor në një prononcim për portalin tonë tha se atmosfera është e shkëlqyer pas asaj fitore të fundjavës ndaj Renovës, dhe se tanimë janë gati edhe për fitoren e parë para tifozëve të tyre.
“Atmosfera pas fitores në fundjavë ndaj Renovës në Tetovë është shumë e mirë. Të gjithë të gatshëm e presim ndeshjen me FC Shkupin dhe kuptohet të vazhdojmë me fitoret. Kemi bërë analizat e duhura, ku kemi vërejtur edhe disa mangësi të kundërshtarit, të cilat do të mundohemi që ti shfrytëzojmë në fushën e gjelbërt. Luajmë para publikut tonë dhe dëshira për fitoren e parë si nikoqir është shumë e madhe” – tha enkas për “infOSport.mk” sulmuesi i Bellasicës, Zoran Baldovaliev.
Ndeshja midis Bellasicës dhe FC Shkupit do të zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në ora 15:30.