Skopje – Genç Kalemler, statistika dhe kuriozitet rreth këtij takimi

Skopje sërish do të jetë nikoqir, ndërsa kësaj rradhe në kuadër të javës së 6-të do të mirëpret një ndër skuadrat më në formë në Ligën e Dytë, Genç Kalemler. Për skuadrën nga Banjica e Poshtme e Gostivarit është ky sezoni debutues  dhe mjaft premtues, sidomos pas startit të mirë që pati kjo skuadër.

SEZONI I RI

Genç Kalemler aktualisht me 10 pikë në 5 xhiro t e para ndanë pozitën e parë në tabelë me Struga Trim Lum, që të dyja skuadrat me nga 10 pikë. Kjo skuadër bashkë me Gostivarin me nga 11 gola të shënuar janë dy skuadrat më efikase, ndërsa mbetet të shihet nëse edhe sot ndaj Skopjes do të jenë efikas, duke pasur parasysh se kundërshtari i tyre aplikon një lojë më shumë mbrojtëse, ku del në pah fiziku i futbollistëve, por në vazhdimësi edhe presioni i personave zyrtarë, apo ndoshta edhe jo zyrtarë që ndodhen pranë vijave kufizuese dhe që vazhdimisht i bëjnë presion treshes së arbbitave.

Në anën tjetër Skopje me 7 pikë renditet në pozitën e 6-të, mirëpo fitorja eventuale në takimin e sotshëm do ti barazonte ato me Genç Kalemler. Për më tepër Skopje në dy ndeshjet e fundit si vendas ka shënuar dy fitore, duke mundur fillimisht Labunshtin me rezultatin 6:0 dhe të shtunën e kaluar Vëllazërimin, me një gol të shënuar në minutën e 97-të.

LODHJE TE FUTBOLLISTËT E SKOPJES

Ndeshja e sotme ndaj Genç Kalemler do të jetë e katërta për Skopjen brenda 10 ditëve, që mund të ndikojë edhe negativisht te futbollistët e kësaj skuadre, që mund të mos jenë të përgatitur për një tempo të këtillë , apo sistemi garues.

MUNGESAT

Trajnerët e të dyja skuadrave nuk ankohen në futbollistë të lënduar, apo suspenduar, ashtu që nesër do të dalin me formacionet më të mira, edhe pse nuk duhet përjashtuar ndonjë mungesë të qëllimshme, apo edhe dhënies së pushimit për ndonjërin prej futbollistëve nga ana e trajnerit Markoski.

STADIUMI NË AUTOKOMANDË

Stadiumi në lagjen e Autokomandës nuk është që ofron kushte optimale për lojë dhe kjo mund të jetë një përparësi për ekipin vendas, që do të kërkojë fitoren e tretë me rradhë në Kampionat.

Leave a Reply