Me Nexhipin në krye Korabi frymon ndryshe

Korabi ka shënuar fitoren më të thellë në sezonin e ri në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa pa dyshim se një pjesë e meritave shkon edhe për trajnerin e ri Mensur Nexhipi, njofton “infOSport.mk”.

Me strategun shkupjan në krye skuadra dibrane po frymon më ndryshe, ndërsa një gjë e tillë u vërejtë edhe në takimin e sotshëm të javës së 6-të, ku Korabi ishte shumë bindës, duke mundur Goblen Junior nga Kumanova me rezultatin e pastërt 3:0.

Për skuadrën mysafire njëherit ishte kjo disfata e parë në këtë kampionat, të cilën e paralajmëroi kapiteni Fuat Spahiu në minutën e 38-të.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë në skenë doli Aleksandar Celeski, i cili realizoi edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht në minutën e 61-të Celeski dyfishoi rezultatin, ndërsa 9 minuta më pas duke shënuar edhe golin e dytë personal, vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Korabi 3, Gobleni 0.

Me këtë fitore skuadra dibrane e udhëhequr nga trajneri Mensur Nexhipi renditet në pozitën e 8-të me 7 pikë, ndërkohë Gobleni me 9 pikë renditet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply