Labunishta – Struga Trim Lum, statistika dhe kuriozitete rreth këtij takimi

Java e 6-të në Ligën e  Dytë – Perëndim dhuron derbin lokal të qytetit të Strugës midis Labunishtit dhe Struga Trim Lum. Dallimi në pikë mes këtyre dy skuadrave është vetëm 2 pikë, në favor të Struga Trim Lum, futbollistët e së cilës skuadër dëshirojnë që sa më shpejtë të harrojnë disfatën e së shtunës si vendas përballë Gostivarit.

Me siguri se të gjithë mendojnë për fitore në këtë përballje, edhe pse nuk do ta kenë të lehtë, bazuar në ndeshjet mes tyre.

HISTORIA

Këto dy skuadra në ndeshje zyrtare janë takuar vetëm tre herë, edhe atë gjatë sezonit të kaluar, që njëherit ishte debutues për të dyja skuadrat. Një ndeshje mes tyre ishte mbyllur pa gola, një tjetër me vetëm një gol dhe tjetra me dy gola, që të dy në rrjetën e Labunishtit. Pra historia na tregon se Struga Trim Lum ka arritur dy fitore dhe një barazim, ndërsa vlen të ceket se Labunishti ende nuk ka shënuar asnjë gol në përballjet ndaj kundërshtarit të tij të sotshëm.

MUNGESAT

Te Labunishti nuk do të mungojë asnjë futbollistë, ashtu që trajneri i skuadrës mikpritëse në këtë rast do të zbres në fushë me 11-shen më të mirë, ndërsa në anën tjetër trajneri i Struga Trim Lum, Aleksandar Tançeski nuk do të ketë në disponim të suspenduar Samed Sheji, ndërsa në dyshim të madh janë edhe sulmuesi Dejan Cvetanoski dhe mborjtësi Vasilev. Bëhet fjalë për një treshe që luajnë si titullarë, ashtu që çdo mungesë e tyre do të ishte një handikap për Struga Trim Lum, që bashkë me Genç Kalemler kryesojnë renditjen në Ligën e Dytë – Perëndim.

RIVALITETI

Derbi ndeshjet lokale gjithnjë prodhojnë një rivalitet, ashtu që i tillë është rasti edhe me këto dy skuadra, Struga Trim Lum dhe Labunishtin. Kjo skuadër shquhet për një futboll jo edhe aq atraktiv, por një futbolli shumë të mbyllur ku në pah del loja agresive në mesfushë dhe në mbrojtje. Në anën tjetër Struga Trim Lum ka futbollistë shumë më cilësorë dhe me emra që kanë lënë gjurmë si në kampionatin vendor, ashtu edhe jashtë saj. Një ndër futbollistët më me përvojë pa dyshim se është Nijas Lena, ish futbollisti i Flamurtarit, Kukësit dhe Teutës, që në ndeshjen e fundit ndaj Gostivarit kishte shënuar golin e parë debutues me fanellën e Struga Trim Lum, ndërsa shpreson që të shënojë edhe st ndaj Labunishtit, mirëpo me dëshirë që në fund të jetë skuadra e tij që do të triumfojë.

STADIUMI

Të dyja skuadrat ndeshjet e tyre i zhvillojnë në të njëjtin stadium, atë të qytetit të Strugës. Mirëpo për dallim nga Struga Trim Lum, që përveç ndeshjeve në këtë stadium, bënë edhe stërvitjet, Labunishti në këtë fushë i zhvillon vetëm ndeshjet zyrtare.

Leave a Reply