Sot në futbollin vendor në program janë ndeshjet e javës së 6-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa në sy bie derbi i Pollogut në konferencën e Perëndimit midis Gostivarit dhe Teteksit, njofton “infOSport.mk”.
Këto ndeshje gjithnjë kanë sjellë shumë paqartësi, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe kësaj rradhe, edhe pse mesfushori i talentuar i Teteksit, Enis Dervishi thotë se kësaj rradhe në Gostivar shkojnë për të marrë pikë.
“Në Gostivar shkojmë për të nxjerrë pikë. Mund të them se jemi shumë të motivuar, sidomos pas fitores së fundit të shtunën ndaj Pelisterit me rezultat 2:1. Kemi mungesë lojtarësh, por sidoqoftë neve na duhen pikët dhe ky do të jetë objektivi ynë që nga minuta e parë, me qëllim që të nxjerrim pikë nga kjo ndeshje” – tha enkas për “infOSport.mk”, Enis Dervishi.
Trajneri Jakovleviq për ndeshjen ndaj Gostivarit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Filip Krstevskit dhe Stefan Kocev, ndërsa në dyshim është edhe Jane Ivanoski. Ndeshja Gostivari – Teteksi starton në ora 15:30.