Skuadra e Borecit, pjesë e së cilës janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Burhan Mustafa dhe Leonard Kallaba vazhdon shkëlqimin në Ligën e Dytë – Lindje, aty ku gjithçka po kalon në shenjën e tyre, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Velesi sot në kuadër të javës së 6-të regjistroi edhe fitoren e 6-të, duke konfirmuar kandidaturë e saj për inkuadrim në Ligën e Parë.
Boreci sot mundi ekipin e Plaçkovicës në Radovish me rezultatin 1:4, edhe përkundër faktit se të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin vendasit, kur me golin e Radonjiç në minutën e 8-të avansuan me rezultatin 1:0. Boreci golin e barazimit e gjeti përmes futbollistit të saj më në formë, Bojan Kolevski në minutën e 15-të, për të dalë më pas në skenë gjatë pjesës së dytë Simeon Hristov, i cili brenda 4 minutave (55’, 59’) realizoi dy gola.
Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Plaçkovica 1, Boreci 4, e vendosi Gjorgji Gjorgjiev në minutën e 63-të.
Ashtu edhe siç pritej fitores këtë xhiro iu gëzua edhe Kit Go, që si vendas me rezultatin 3:1 mundi ekipin e Sasa-s nga Makedonska Kamenica, ndërsa fitore të sigurtë realizoi edhe Tikveshi në përballjen me Detonit Junior.
Fitoren e dytë, edhe atë në vazhdimësi në këtë edicion e realizoi edhe Vardar Negotino që në shtëpi mundi Partizan Obrshanin, ndërkohë derbi ndeshja e javës e zhvilluar në Shtip midis Bregallnicës dhe Kozhuvit, u mbyll me barazim pa gola.
LDFM – Lindje, Java VI |
||
Bregallnica | 0 – 0 | Kozhuvi |
Kit Go | 3 – 1 | Sasa |
Vardar N. | 2 – 0 | Partizan O. |
Plaçkovica | 1 – 4 | Boreci |
Tikveshi | 2 – 0 |
Detonit Junior |