Sot do të ndahen çmimet për më të mirët e FIFA-s në një ceremoni zyrtare në Londër, përfshirë çmimin lojtari më i mirë i vitit i FIFA-s, me Cristiano Ronaldon që nuk do të marrë pjesë në këtë mbrëmje gala.
Portugezi nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit britanik, siç ishte planifikuar më herët.
Arsyeja për këtë është sportive, pasi përveç ndeshjes së djeshme në mbrëmje, Juventusi do të ketë ndeshje tjetër të Serisë A të mërkurën, dhe ka njoftuar se asnjëri prej lojtarëve të tij nuk do të udhëtojë.
Ndryshe nga hera e fundit kur mungoi në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të UEFA-s në Monako, këtë herë Ronaldo i ka njoftuar organizatorët për mungesën e tij.
Megjithatë, e përditshmja spanjolle “Marca” pohon se Modriç, ashtu si në gusht, edhe këtë herë do ta fitojë çmimin lojtari i vitit i FIFA-s, para ish bashkëlojtarit të tij te Reali, Kristoano Ronaldo.
“Marca” madje pohon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të jetë prezent për të bërë fotografi me lojtarët e tij dhe për ta parë Modriçin duke e fituar çmimin kryesor.