Lirim Kastrati vendos se për cilën kombëtare do të luaj

Paraqitjet fantastike me Lokomotivën e Zagrebit si dhe me Kosovën U21 kundër Irlandës kanë bërë që Lirim Kastrati të marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës A, Bernard Çallandes.

Trajneri zviceran ia ka bërë me dije Kastratit se do ta ftojë në përfaqësuese për dy ndeshjet e muajit tetor, kundër Maltës në “Fadil Vokrri” dhe Ishujve Faroe në udhëtim. Lajmin për Sportin në KTV e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili ka thënë se do të luajë vetëm për Kosovën.

Leave a Reply