Java e 6-të në Ligën e Dytë – Perëndim dhuron derbin lokal të qytetit të Strugës, atë midis Labunishtit dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Këta të fundit në 4 xhirot e para ishin superior, mirëpo java e 5-të tregoi dobësitë e tyre, edhe atë në derbin e parë të sezonit kundër Gostivarit. Struga Trim Lum në atë ndeshje pësoi disfatë 1:4, mirëpo Lena thotë se atë ndeshje tashmë e kanë lënë pas dhe se nesër do të kenë mundësinë që para tifozëve të tyre të dëshmojnë se ishte vetëm një ditë e keqe.
“Ndeshjet derbi janë gjithmonë të vështira, pavarësisht renditjes në tabelë. Po ashtu ndeshje të këtilla janë të veçanta dhe të bukura, kështu që nesër pritet të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo e bukur dhe me shumë cilësi”.
DISFATA NDAJ GOSTIVARIT: “Normalisht që nuk e pritëm mirë atë rezultat të ndeshjes së fundit, por që ajo ndeshje është lën pas. Nesër duhet të tregojmë që ajo ishte vetëm një ditë jo e mirë e jona”.
GOLI DEBUTUES NDAJ GOSTIVARIT: “Ndjesia e golit është e veçantë, shpresoj që edhe në ndeshjen e nesërme të shënoj, mirëpo kësaj rradhe duke fituar edhe 3 pikët”.
Ndeshja midis Labunishtit dhe Struga Trim Lum starton në ora 15:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajë treshja e arbitrave nga Kërçova me në krye Marjan Stojanovski.