Kroati Luka Modriç ka fituar çmimin “The Best FIFA”, një nga çmimet më të vlerësuara individuale në futbollin Botëror, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë format ky çmim ndahet që nga viti 2016-të, kur Shtëpia e Futbollit Botëror dhe France Football ndërprenë ndarjen e çmimit të përbashkët “Topi i Artë”.
Në dy vitet paraprake fitues doli të jetë Kristiano Ronaldo, mirëpo kësaj rradhe portugezi këtë çmim i’a la ish bashkëlojtarit të tij nga rradhët e Realit të Madridit, Luka Modriç.
Futbollisti i tretë i nominuar në këtë garë ishte Mohamed Sallah i Liverpullit, i cili duheshe të kënaqet me çmimin për golin më të bukur.
Modriç bëri një sezon shumë të fortë, ku arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit, ndërsa më pas me Kroacinë shkruajti historinë duke luajtur në finalen e Botërorit të fundit në Rusi.
Congratulations, Luka Modric 👑
Winner of #TheBest FIFA Men's Player 2018 🏆#FIFAFootballAwards pic.twitter.com/D489MswXug— #TheBest (@FIFAcom) September 24, 2018
Në këtë mënyrë mesfushori 33-vjeçar i dha fund dominimit 10-vjeçar të dyshes Lionel Messi – Kristiano Ronaldo që e kishin fituar këtë çmim nga 5 herë.
Për Luka Modriç është ky çmimi i tretë shumë i rëndësishëm individual brenda disa muajve, pasi më parë u zgjodh si futbollisti më i mirë në kuadër të KB “Rusi 2018”, ndërsa gjithashtu ishte zgjedhur si futbollisti №1 në Ligën e Kampionëve për sezonin e kaluar.
Fituesi i këtij çmimi u përcaktua pasi u grumbulluan votat e ndara në 4 pjesë. ¼ e votave ishte nga fansat që kishin mundësinë të votojnë përmes faqes zyrtare të FIFA-s, ndërsa 75% e votave tjera kishin ardhur pas votave nga ana e seleksionuesve të të gjitha kombëtareve, kapitenëve të tyre dhe gazetarëve të veçantë nga çdo vend i Botës, transmeton “infOSport.mk”.
Modriç në bazë të këtyre votave kishte grumbulluar 29.05% të votave, Ronaldo ishte i dyti me 19,08%, ndërsa në vendin e tretë u ndal Mohamed Sallah me 11,23% të votave.
10-shen e më të mirëve e plotësojnë edhe Kilian Mbape, Lionel Messi, Antuan Grizman, Eden Hazard, Kevin De Brujne, Rafael Varane dhe Hari Kejn.
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar Kristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e mbrëmjes gala në Londrës dhe ky ishte një tregues i mirë se superylli i Juventusit sërish do të shpërfillet, pasi edhe disa javë më parë Luka Modriç për habi morri çmimin e më të mirit edhe për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve Europian.
Sipas informacioneve që vijnë nga shtypi “iberik” Ronaldo dyshon se ndaj tij ka një komplot që është përgatitur që prej kur se portugezi braktisi rradhët e Realit të Madridit.
🏆 THE BEST
⚽ FIFA Men's Player 2018
🇭🇷 @lukamodric10
👏 CONGRATULATIONS! 👏#TheBest | #HalaMadrid pic.twitter.com/dOcFLDB68F— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 24, 2018