Duket se Çelzi dhe Liverpool nuk janë skuadrat e vetme të interesuara që në verë në rradhët e tyre të sjellin super yllin e Lionit, Nabil Fekir.
Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, Real Madridi te 25-vjeçari Fekir sheh si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Kristiano Ronaldos. Gjithsesi, Florentino Perez ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, diçka që mendon ta bëj në të ardhmen.
Në sezonin e kaluar mesfushori me tipare sulmuese shënoi 18 gola dhe dha 8 asiste në Ligue 1. Ai kreu vizita mjekësore te Liverpulli gjatë verës, por marrëveshja nuk u arritur, sepse “të kuqtë” patën dyshime në lidhje me një dëmtim të pësuar tre vjet më parë.
“Nuk më ka kërkuar vetëm Liverpull, e dini edhe për kontaktet me Çelzin, por kam qenë në bisedime me një tjetër klub të madh, gjithsesi jam ende pjese e Lyon dhe duhet të jap maksimumin në këtë sezon,” – tha Fakir, pas fitores ndaj Mançester Sitit në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.
Vlera e kartonit të algjerianit me pasaportë franceze në tregun europian të futbollit është rreth 60 milionë euro.