Trençovski flet para ndeshjes me Pobedën: Le të fitojë më i miri

Akademia Pandev sezonin e ri në elitën e futbollit vendor nën drejtimin e trajnerit Jugosllav Trençovski, e ka nisur në mënyrën më të mirë. Skuadra nga Strumica në 5 javët e para ka regjistruar 4 fitore dhe vetëm një disfatë minimale ndaj Rabotniçkit në Shkup, ndërsa sot ata i pret përballja në Manastir ndaj Pobedës, që gjithashtu po shënon rezultate të mira, njofton “infOSport.mk”.

Sipas trajnerit të Akademia Pandev, Jugosllav Trençovski, takimi i sotshëm pritet të jetë me shumë paqartësi, ndërsa shpreson se aktorët në fushën e blertë do të zhvillojnë një ndeshje fer dhe korrekte me  referim të denjtë, ndërsa në fund siç thekson ai le të fitojë skuadra më e mirë.

“Pres një ndeshje me shumë paqartësi. Pobeda ka bërë një skuadër të mirë dhe për momentin ata ndoshta janë në epërsi të vogël, pasi luajnë si vendas. Si do që të jetë pres një ndeshje të mirë, shkojmë atje për të luajtur futboll, shpresoj në një ndeshje fer dhe korrekte, dhe kuptohet arbitrim të mirë. Kush do të luaj më mirë në fund le të fitojë me meritë” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i Akademia Pandev, Jugosllav Trençovski.

Ndeshja midis Pobedës dhe Akademia Pandevit do të zhvillohet në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir me fillim në ora 15:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Zoran Temelkovski nga Kavadari, bashkë me ndihmësit e tij Dragan Trpçevski dhe Petar Stepanovski.

Leave a Reply