Sevilja ka arritur një fitore të madhe në transfertën ndaj Levantes, duke regjistruar një rezultat nga një përballje tenisi, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga “Ramon Sançez Pizhuan” shënoi fitore 2:6 përballë skuadrës së Bardhit, i cili edhe sot ishte i pazëvendësueshëm në rradhët e skuadrës nga Valencia, që arriti të bëjë ballë vetëm në 20 minutat e para ta ndeshjes, kur rezultati ishte 1:1 pas golave të shënuar nga Ben Jeder (11’) dhe Roxher (12’).
Kariko në minutën e 21-të shënoi golin e epërsisë së dytë të Seviljës në këtë ndeshje, që më pas në 10 minutëshin e fundit të pjesës së parë në skenë të dalë Ben Jeder, që shënoi edhe dy gola të tjerë, për rezultatin 1:4 në favor të Seviljlës vetëm në 45 minutëshin e parë.
Në pjesën e dytë Andre Silva (49’) dhe Sarabia (59’) shtuan edhe dy gola të tjerë, duke bërë që skuadra e tij vetëm pas një ore lojë të ketë plotë 5 gola epërsi, ndërsa gjithçka që mundën të bëjnë vendasit në këtë ndeshje ishte një gol i shënuar në minutën e fundit të takimit, edhe atë përmes futbollistit kundërshtarë, Kjaer, i cili shënoi në rrjetën e gabuar.
Në fund fitore 2:6 për Seviljën, që në këtë mënyrë paralajmëron kundërshtarin e ardhshëm, Realin e Madridit, që mbrëmë me shumë vështirësi mundi Espanjollin 1:0 në “Santiago Bernabeu”.