LPFM, ja si duket renditja tabelare pas 6 xhirove

Pas 6 xhirove të para në elitën e futbollit vendor, është skuadra e Akademia Pandev, ajo që udhëheq vallën në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke lënë pas vetes dy skuadrat më të mira viteve të fundit në Maqedoni, Shkëndijën dhe Vardarin, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra nga Strumica në këto javë të kaluara ka regjistruar fitore më shumë se çdo skuadër tjetër, gjithsej 5, ndërsa në vetëm një ndeshje ka pësuar disfatë.

Në anën tjetër skuadra kampione e Shkëndijës dhe Vardari nuk njohin ende disfatë, mirëpo kanë nga një pikë më pak se skuadra kryesuese nga Strumica. Janë këto tre skuadrat njëherit që dallohen me pikë në këtë fillim sezoni, për të pasur Rabotniçki dhe Pobeda me 9, gjegjësisht 8 pikë.

Nga pozita e 6 deri në të 8-tën renditen FC Shkupi, Sileksi dhe Bellasica, që kanë tubuar nga 5 pikë, ndërkohë dy pozitat e fundit janë të rezervuara për Renovën që në këto 6 xhiro ka tubuar 4 pikë dhe për Makedonija Gj.P që mban fenerin me 3 pikë.

Ndeshjet e javës së 7-të në elitën e futbollit vendor në program janë në mesjavë, kur liderët e Akademia Pandev do të mirëpresin Renovën, teksa Shkëndija do të jetë nikoqir  i Pobedës.

# Ekipi Nd. F B D G-av Pikë
1. Akademia Pandev 6 5 0 1 12:4 15
2. Shkëndija 6 4 2 0 16:7 14
3. Vardari 6 4 2 0 9:4 14
4. Rabotniçki 6 3 0 3 10:13 9
5. Pobeda 6 2 2 2 4:6 8
6. Shkupi 6 1 2 3 5:7 5
7. Sileksi 6 1 2 3 4:8 5
8. Bellasica 6 1 2 3 4:8 5
9. Renova 6 1 1 4 5:9 4
10. Makedonija Gj.P 6 0 3 3 3:6 3

Leave a Reply