Skuadra kampione e Italisë, Juventusi te reprezentuesi gjerman i Mançester Siti, Leroj Sane sheh Kristiano Ronaldon e ri.
Sipas asaj që shkruan “Calciomercato” presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Anjelli, është duke e menduar idenë e transferimit të yllit të Sitit.
“Zonja e Vjetër” është duke e monitoruar nga afër situatën e gjermanit, dhe sidomos marrëdhëniet e tij me Guardiolan, që duket se nuk janë të mira për momentin.
Për shërbimet e Leroj Sane, Mançester Siti kërkon 150 milion euro.