
Shkëndija 45 minutat e para në ndeshjen kundër Sileksit në Kratovë, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 6-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë e mbylli me epërsi minimale 0:1, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Qatip Osmani golin e vetëm në këtë pjesë e realizoi në minutën e 15-të me autorë Besmir Bojku, i cili edhe njëherë tjetër dëshmoi se është në formë shumë të mirë, duke realizuar në këtë mënyrë golin e tretë personal gjatë këtij edicioni.
Bojku pranaoi një super asist nga ana e Besart Ibraimit, duke ndëshkuar në këtë mënyrë rastin e humbur nga ana e futbollistëve vendas përmes Dario Desniq.