Shkëndija dhe Shkupi kanë marrë fitore identike 2:1 në ndeshjet e javës së 6-të në elitën e futbollit vendor, teksa Renova sërish ka dështuar, duke vijuar krizën e thellë të rezultateve, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Xhepçishti sot në Tetovë u mund 0:2 nga Bellasica, duke bërë që edhe në ndeshjen e 5-të me rradhë të mos arrijë dot fitoren.
Shkëndija falë super golit të shënuar nga Besart Ibraimi në minutën e 92-të mundi Sileksin në transfertë, teksa FC Shkupi me golat e shënuar nga Muharemi dhe Ilijoski shfrytëzoi terrenin vendas për të marrë fitore në përballjen shkupjane ndaj Makedonija GJ.P.
Fitoren e 5-të, më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë fillim sezoni e arriti Akademia Pandevi, që si mysafir në Manastir me rezultatin 2:4 mundi Pobedën.
Falë kësaj fitore Akademia Pandev u rikthye në krye të tabelës së klaisifkimit me 15 pikë, një më shumë se Shkëndija dhe Vardari dhe renditen në pozitat 2 dhe 3.
LPFM, Java VI |
||
Pobeda | 2 : 4 | A. Pandev |
Renova | 0 : 2 | Belasica |
Shkupi | 2 : 1 | Makedonija Gj.P |
Sileks | 1 : 2 | Shkendija |
E shtunë |
||
Rabotniçki | 0 : 2 | Vardari |