Shqiptarja Fabiano Bytyqi është shpallur kampione e botës në boks. 22 vjeçarja me nënshtetësi çeke në 10 raunde mundi britaniken Denise Castle.
Bytyqi dhe Castle u ndeshen në kategorinë atom për titullin e më të mires në botë në nivelin WBC. Ishte kjo një luftë e ekuilibruar, ku Bytyqi megjithatë ishte më e mirë dhe në fund me plotë meritë edhe me vendim të jurisë u shpall kampione e botës në kategorinë WBC për femra.