Goli i sulmueist argjentinas të Interit, Mauro Ikardi në rrjetën e Totenhamit është zgjedhur si më i mirë në kuadër të ndeshjeve të xhiros së parë në grupet e Ligës së Kampionëve Europian. Ikardi në rrjetën e londinezëve shënoi në minutën e 85-të, pasi mjaft mirë priti harkimin e Kvadvo Asamoah nga e majta dhe me një goditje precize me të parën me të djathtën e tij nga vija e zonës së rrezikut arriti që të barazojë shifrat në 1:1.
📺 Inter 2-1 Tottenham
🇦🇷 Icardi's first #UCL goal is a stunner! pic.twitter.com/3hxH3MVJup
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 22, 2018
Ky gol entuziazmoi tej mase futbollistët “zikaltër”, të cilët në minutat shtesë të takimit përmes Vesinos shënuan edhe golin e dytë dhe të fitores ndaj Totenhamit.
Për Ikardin ndeshja ndaj Totenhamit ishte debutuese për të në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, që e kurorëzoi me gol.
It's 1 in 1 for @MauroIcardi! 🔥
First #UCL goal. First Goal of the Week award 👏👏👏 pic.twitter.com/7oJd63WfcT
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 21, 2018