Fati Vejseli përfundon si i pesti në Botërorin e mundjes për junior (VIDEO)

Fati Vejseli mbeti pa medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror i mundjes për junior që gjatë këtyre ditëve u mbajt në qytetin e Trnavës në Sllovaki, njofton “infOSport.mk”. Mundësi i KM Liria në finalen e vogël u mund nga moldavi Nikolai Grahmez, i cili në fund shënoi fitore me rezultatin 15:5.

Megjithatë Fati Vejseli, mundësi nga fshati Studeniçan, një fshat ky me traditë kur është në pyetje sporti i mundjes, patjetër se doli të jetë fituesi moral i këtij dueli, pasi me paraqitjet e tij në këtë Botëror ai fitoi zemrat e shumë dashamirëve të mundjes, të cilët në të ardhmen mund të shpresojnë shumë te ky emër.

LUFTA E FATI VEJSELIT NE GARË PËR MEDALJEN E BRONZTË NË BOTËRORIN PËR JUNIOR

LUFTA E FATI VEJSELIT NE GARË PËR MEDALJEN E BRONZTË NË BOTËRORIN PËR JUNIORMundësi i KM Liria, u mund nga moldavi Grahmez, megjithatë bëri krenar gjithë shqiptarët, duke pasur parasyh se pas kaq shumë vitesh ishte në garë për medalje në një event Botëror.

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 септември 2018 г.

Fati Vejseli gjatë ditës së sotme në luftën e repasazhit ishte fenomenal, duke mundur  përfaqësuesin e Mongolisë, Bud Baatbatar me rezultatin 18:6, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe më herët gjatë garave në këtë Botëror, Fati Vejseli kishte mundur edhe përfaqësuesin bullgar, Levenov si dhe atë turk, Jigit.

 

Leave a Reply