Fati Vejseli mbeti pa medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror i mundjes për junior që gjatë këtyre ditëve u mbajt në qytetin e Trnavës në Sllovaki, njofton “infOSport.mk”. Mundësi i KM Liria në finalen e vogël u mund nga moldavi Nikolai Grahmez, i cili në fund shënoi fitore me rezultatin 15:5.
Megjithatë Fati Vejseli, mundësi nga fshati Studeniçan, një fshat ky me traditë kur është në pyetje sporti i mundjes, patjetër se doli të jetë fituesi moral i këtij dueli, pasi me paraqitjet e tij në këtë Botëror ai fitoi zemrat e shumë dashamirëve të mundjes, të cilët në të ardhmen mund të shpresojnë shumë te ky emër.
LUFTA E FATI VEJSELIT NE GARË PËR MEDALJEN E BRONZTË NË BOTËRORIN PËR JUNIOR
LUFTA E FATI VEJSELIT NE GARË PËR MEDALJEN E BRONZTË NË BOTËRORIN PËR JUNIORMundësi i KM Liria, u mund nga moldavi Grahmez, megjithatë bëri krenar gjithë shqiptarët, duke pasur parasyh se pas kaq shumë vitesh ishte në garë për medalje në një event Botëror.
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 септември 2018 г.
Fati Vejseli gjatë ditës së sotme në luftën e repasazhit ishte fenomenal, duke mundur përfaqësuesin e Mongolisë, Bud Baatbatar me rezultatin 18:6, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe më herët gjatë garave në këtë Botëror, Fati Vejseli kishte mundur edhe përfaqësuesin bullgar, Levenov si dhe atë turk, Jigit.