Gostivari ndodhet në një krizë të vogël rezultatesh, ndërsa më së miri për këtë flasin edhe dy disfatat e njëpasnjëshme ndaj Genç Kalemler dhe Goblenit, njofton “infOSport.mk”. Megjithatë edhe përkundër këtij fakti, një ndër futbollistët më të mirë në rradhët e Gostivarit, Fatmir Arifi, thotë se skuadra e tij ka kualitet, ndërsa një gjë të tillë pritet ta dëshmojnë pikërisht në ndeshjen ndaj lilderëve aktual të Struga Trim Lum.
“Është një ndeshje derbi. Aktualisht ato janë në pozitën e parë. E dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi ekipi ynë është pak në krizë, sidomos pas dy disfatave të njëpasnjëshme ndaj Genç Kalemler dhe Goblenit. Mirëpo pavarësisht kësaj ne në Strugë udhëtojmë për 3 pikë të plota. Besojmë në kualitetet tona, ndërsa pikërisht kjo ndeshje mund të jetë edhe një kthesë për ekipin tonë” – tha për “infOSport.mk” shkupjani Fatmir Arifi.
Në bankinën e Gostivarit në takimin e sotshëm përballë liderëve aktual të Struga Trim Lum do të debutojë trajneri Erxhan Menga, i cili zëvendësoi Mensur Jakupin e larguar.