Argjentinasi Serhio Aguero ka rinovuar sot kontratën me Mançester Sitin deri në vitin 2021, duke kompletuar në këtë mënyrë 10 vite me ekipin që e bleu për 50 milion euro nga Atletiko Madrid në vitin 2011-të.
Ai gjatë kësaj periudhe të kaluar te “citizens” arriti që të shndërrohet në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit me 204 gola në 299 ndeshje, mirëpo nuk janë këto shifrat e vetme impresionuese të Agueros me fanellën e Mançester Sitit, pasi ka edhe shumë shifra interesante që argjentinasi i ka arritur me skuadrën kampione të Anglisë.
33 – Sezoni më i mirë për Agueron me Sitin ka qenë sezoni 2016-17, kur shënoi 33 gola në të gjitha veprimtaritë.
82 – Sezoni me mesataren më të lartë të golave për ndeshje ka qenë sezoni 2013-14 kur ai shënoi 28 gola në 2289 minuta të luajtura, apo një gol në çdo 82 minuta.
36 – Aguero ka shënuar 146 gola në Premierligë, 36 më shumë se të gjithë futbollistët e tjerë, që kur ai ka zbarkuar në kampionatin anglez. I dyti është Hari Kejn me 110 gola.
25 – Mançester Siti ka shënuar 102 gola në Ligën e Kampionëve, ndërsa 26 prej tyre, ose 25% e golave të gjithë ekipit në këtë veprimtarin elitare janë pjesë e argjentinasit.
6 – Edhe pse Siti nuk ka fituar një trofe në Europë, Aguero ka fituar tre herë titullin në Premierligë dhe tre herë Liga Kupën e Anglisë.
51 – 30-vjeçari ka luajtur kundër 57 ekipeve që kur shkoi te Mançester Siti dhe nuk e ka gjetur golin vetëm kundër gjashtë kundërshtarëve: Paris Sen Zhermen, Juventus, Borusia Dortmund, Seltik, Lion dhe Bolton.
9 – Aguero ka regjistruar 9-te “tripleta”. Më mirë se ai ka bërë vetëm Alan Shirer, autorë i 11 “tripletave”.
14 – Njukasëll Junajted është “viktima” e preferuar e Agueros. Ai ka shënuar 14 gola në 13 ndeshje kundër skuadrës nga “Sent Xhejms Park”. Gjithsesi, mesataren më të lartë e ka kundër Vatfordit, ndaj të cilëve ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje.
19 – David Silva ka qenë “shërbyesi” më i mirë për Agueron. Spanjolli ka dhënë 19 asiste për argjentinasin, Jaya Ture (17 asiste) dhe Kevin De Brujne (15 asiste).