Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili sezonin e ri do të luaj në Greqi me skuadrën e Arisit, ditë më parë akuzoi ish-trajnerin e tij te Hamburgu, Kristian Tic si një person pa vlera.
Gjithsesi, reagimi i të akuzuarit Kristian Tic ka ardhur disi me vonesë, por jo në tone sulmuese, përkundrazi ai ka dashur që ta shuajë këtë polemikë dhe nuk i është përgjigjur me të njëjtën monedhë futbollistit të Kombëtares shqiptare.
“Nuk jam i zhgënjyer apo i mërzitur nga deklarata e Mavrajt. Mund ta kuptoj që për një djalë si ai diçka e tillë mund të duket edhe një çështje nderi, por mendoj se ishte fare e drejtë që t’ia shpjegonim sy për sy se nuk kishim më nevojë për shërbimet e tij. Kjo dalje e tij më duket më tepër mediatike. Do kisha preferuar që ato fjalë të m’i kishte thënë me zë”, – tha Tic.