LDFM–Perëndim, java e 5-të dhuron super derbin Struga Trim Lum-Gostivari

Java e 5-të në Ligën e Dytë – Perëndim dhuron super derbin shqiptarë midis Struga Trim Lum dhe Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo përballja mes dy skuadrave që llogariten si pretendentët kryesor për tu inkuadruar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Nëse për Struga Trim Lum gjërat po shkojnë në kahjen e duhur pas 4 xhirove të para, ashtu nuk po ndodh edhe me Gostivarin që në dy xhirot e fundit ka pësuar po aq disfata, duke ngecur në garën për pozitat e para.

Surpriza më e këndshme e këtij sezoni Gobleni në Kumanovë do të jetë nikoqir i Labunishtës, ndërkohë Genç Kalemler në Gostivari do të mirëpret Korabin.

Vëllazërimi do të ketë një udhëtim të vështirë në Shkup përballë ekipit të Skopjes, ndërkohë në Tetovë do të zhvillohet ndeshja mes dy njohësve të vjetër, Teteksit dhe Pelisterit, që pas vetes kanë edhe trofe në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

LDFM – Perëndim, Java V
Skopje 15:30 Vëllazërimi
Genç Kalemler 15:30 Korabi
Goblen 15:30 Labunishta
Struga Trim & Lum 15:30 Gostivari
Teteksi 15:30 Pelisteri

 

Leave a Reply