KF Gostivari po kalon disa momente jo të mira si në aspekt të rezultateve, ashtu edhe në atë organizativ. Pas dy disfatave të njëpasnjëshme në kampionat kundër Genç Kalemler dhe Goblenit, ishte presidenti Visar Ademi, ai i cili i pari u tërhoq. Ai si arsye kryesore veçoi disfatën e fundit nga skuadra kumanovare e Goblenit, ku edhe pse Gostivari gjatë 45 minutave të para avansonte me rezultatin 2:0, në fund pësoi disfatë me rezultatin 2:3, njëjtë sikurse javë më parë edhe në derbin e parë lokal ndaj Genç Kalemler.
Megjithatë dorëheqja e këtij të parit nuk është pritur mirë nga tifozët e KF Gostivarit, “Kastriotët”, të cilët përmes një komunikatë kërkojnë rikthimin e Ademit në krye të klubit të tyre të zemrës, ndërsa gjithashtu edhe një takim me kryetarin e qytetit të tyre, Arben Taravari, i cili njëherit është edhe financuesi kryesor i klubit. Ata së bashku dëshirojnë të bëjnë zgjidhjen më të duhur, përmes së cilës do të rikthenin KF Gostivarin në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Më poshtë në mënyrë integrale mund të lexoni komunikatën e drejtuesve të grupit të tifozëve, “Kastriotët”:
“Të nderuar qytetar dhe sportashes të klubit Kf Gostivarit, në ditet e fundit klubi po perjeton momente jo të mira, që mund të jenë problematike rreth të ardhmes sonë. Nga dorheqja e kryetarit Visar Ademi me kryesin e tij te ngusht e deri tek dorheqja e trenerit Mensur Jakupi së bashku me stafin e tij, gjithçka e pakuptimt dhe enigmatike deri më tani.
I nderuar Kryetar Visar Ademi, ne i dijm veshtirsit që kishit ne momente kur morret timonin e Klubit, me shum probleme financiare, ne munges të kushteve elementare dhe mbi te gjitha ishim në prag të shuarjes. Duke u falenderuar per punen e berë për 9 muaj me rradhë, ku prezentuat projekt afatgjat për të ardhmen e Klubit, punuat ne depolitizimin e klubit dhe mbi të gjitha filloj qyteti të besoj se ne do të jemi ne Ligen e Parë. E gjith kjo punë nga ana e stafit tuaj, të gjith këto ambicie dhe gjithë këtë shpres të sportdashesve nuk mund ta lejmë në gjysmë.
Kerkesa jonë është që të shqyrtoni dorheqjen sëbashku me stafin tuaj, duke menduar me shum per te ardhmen e klubit, për të tejkaluar sfidat qe dalin gjat rruges, mbi të gjitha në fund të shijojm suksesin.
Pasi që klubi merr financat direkte nga komuna, kerkojm nga Kryetari i Komunes z.Arben Taravari per te caktuar një takim sebashku dhe te shohim se cili është projekti me i mir dhe me i duhur për tu plasuar në Ligen e Parë. Ne si Kryesi do të angazhohemi në realizimin e këtij takimi në një të ardhme sa më të afert.
Mbi të gjitha,
KF GOSTIVARI.