Pas një fillimi jo të mirë, skuadra nënkampione e Shqipërisë, Kukësi arriti të marrë tre fitore radhazi, edhe atë dy në kampionat, ndaj Tiranës dhe Teutës, si dhe një në kuadër të Kupës, kundër Orikut. Pikërisht në këtë ndeshjen e fundit futbollisti tetovar spikati me dy gola të shënuar, duke mundur thuajse i vetëm skuadrën e Ligës së Dytë me rezultatin 2:1.
Në një prononcim për “Supersport’, Et’hemi tha se nga ndeshja në ndeshje po e merrë veten, ndërsa gjithashtu foli edhe për objektivat që ka skuadra e tij.
“Po ndihem mirë, shënova dy gola në Kupë dhe po marr veten dalëngadalë dhe kam minutat që i duhen një lojtari për të marrë veten. Edhe fitorja me Teutën na ka bërë mirë dhe po stërvitemi me më shumë qejf. Janë larguar shumë lojtarë nga vjet por kanë ardhur edhe shumë cilësorë sivjet. Vjet ishim shumë të mirë, por edhe këtë sezon jemi shumë mirë pasi cilësia është ende aty” – u shpreh Et’hemi.
Ai foli edhe për ndeshjen e rradhës kundër Kamzës: “Edhe Kamza është ekip për t’u respektuar pasi jemi vetëm në javën e pestë. Të përgatisim ndeshjen mirë dhe të marrim maksimumin. Objektivat i vendos klubi dhe ne duhet t’i përmbushim. Normalisht objektiv është titulli kampion dhe kjo është dëshira individuale, të dalës kampion më i miri i vendit tënd”, u shpreh Et’hemi.