Pasi kishte debutuar ndaj Juventusit në “Serie A”, duke u inkuadruar në lojë në 12 minutat e fundit të takimit, futbollisti shqiptarë Riza Durmishi me origjinë nga Tetova sonte me Lacion debutoi edhe në ndeshjet e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
24-vjeçari Durmishi luajti për gjatë 90-të minutave në fitoren 2:1 të “lacialëve” ndaj Apolon Limasol, duke bërë një super paraqitje dhe duke i dëshmuar trajnerit Simone Inzaghi se është i gatshëm për më shumë minuta edhe në ndeshjet e “Serie A”.
Durmishi përveç ndeshjes me Juventusin në kuadër të elitës së futbollit italian u paraqit edhe në ndeshjen e fundit kampionale kundër Empolit, kur në lojë u inkuadrua në 16 minutat e fundit të takimit.
Futbollisti tetovar ishte i vetmi shqiptarë sonte në rradhët e Lacios, duke pasur parasysh se trajneri Simone Inzaghi kishte vendosur që ta pushojë portierin Thomas Strakosha, ndërkohë Valon Berisha për shkak lëndimit ende nuk është i gatshëm për lojë. Rikujtojmë Durmishi skuadrës së Lacios iu bashkua gjatë kësaj vere kur erdhi nga rradhët e Betisit spanjoll, ndërsa Valon Berisha të njëjtës skuadër iu bashkua nga rradhët e Salzburgut.