Serhio Ramos vendos një rekord të ri personal në Ligën e Kampionëve

Kapiteni i Realit të Madridit, i cili në 5 edicionet e fundit ka koleksionuar 4 trofe të Ligës së Kampionëve, mbrëmjen e së mërkurës është futur në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Në fakt, nuk është një rekord për t’u mburrur edhe shumë, pasi i përket numrit më të lartë të kartonëve të verdhë të regjistruar gjatë ndeshjeve të këtij aktiviteti.

Serhio Ramos në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Romës, të cilën skuadra e tij shënoi fitore 3:0, u ndëshkua me kartonin e 37-të të verdhë në këtë aktivitet, duke tejkaluar në këtë mënyrë të gjithë.

Deri më sot këtë rekord ai ndante me ish mesfushorin e Mançester Junajtedit, Poll Skolls, që të dy nga 36 kartonë të verdhë.

Kjo arritje i bashkohet atyre të viteve të kaluara, që e bënë Ramosin futbollistin më të ndëshkuar në historinë e Real Madridit, përfaqësueses spanjolle e së fundmi edhe të La Liga-s, ku që në shkurtin e vitit 2018 arriti që të kaloi Alberto Lopon, i cili  gjatë ndeshjeve kampionale në La Liga ishte ndëshkuar plotë 162 herë me kartonë të verdhë.

Leave a Reply