Renditja e FIFA-s, Maqedonia ngjitet për dy vende, Shqipëria për një

Në renditjen më të re të FIFA-s, Maqedonia dhe Shqipëria kanë shënuar ngritje, falë fitoreve në ndeshjet e Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

“Verdhekuqtë” pas dy fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Gjibraltarit, gjegjgësisht Armenisë janë ngjitur për dy pozita më lartë, dhe tashmë ndodhen në pozitën e 68-të, teksa Shqipëria falë fitores ndaj Izraelit, është ngjitur në pozitën e 57-të.

Maqedonia ka 1344 pikë, teksa Shqipëria 1383 pikë.

Ndryshime ka edhe në kreun e tabelës, ku tashmë kampiones së Botës, Francës në pozitën e parë i është bashkuar Belgjika, dy kombëtare këto që kanë numrin e njëjtë të pikëve (1729), ndërsa në TOP10 bëjnë pjesë edhe Brazili, Kroacia, Uruguai, Anglia, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.

Jashtë saj sërish mbeten Argjentina dhe Gjermania, që ka bërë një lëvizje pozitive prej tre vendeve dhe tashmë ndodhet në vendin e 12-të.

Leave a Reply