Maqedonia U15 mundi Shqipërinë edhe në Ohër

Pas fitores 2:1 në Korçë ditë më parë, përfaqësuesja U15 e Maqedonisë edhe në ndeshjen e dytë miqësore ka arritur që të shënojë fitore ndaj Kombëtares së Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Kësaj rradhe djelmoshat e ri nga Maqedonia në ndeshjen e zhvilluar në Ohër shënuan fitore minimale 1:0, falë një goli të shënuar nga pika e bardhë nga ana e Stojanovskit në minutën e 66-të.

Këto dy ndeshje ishin një test i mirë për të dy trajnerët Nexhat Shabani të Maqedonisë dhe  Eqerem Memushaj të Shqipërisë.

Leave a Reply