Çelzi, Lacio, Sevilja dhe Beshiktashi ashtu edhe siç pritej kanë marrë fitore në ndeshjet e tyre të para në kuadër të fazës në grupe të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Çelzi falë golit të shënuar nga Vilian mundi në Greqi PAOK-un, ndërsa një fitore minimale 2:1 regjistroi edhe Lacio, për të cilën skuadër për gjatë 90-të minutave luajti tetovari Riza Durmishi.
Sevilja ishte superiore në përballjen ndaj belgëve të Standard Liezh, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 5:1, teksa Beshiktashi me rezultatin 3:1 mundi Sarpsborg 08.
Në ndeshjet e orës 18:55 ishte Ajntrahti i Frankfurtit që bëri surprizën, duke mundur në transfertë finalistët e vitit të kaluar, Olimpik Marsejën, ndërsa një ndër ndeshjet më interesante ajo midis Viljarealit dhe Gllazgou Renxhersit u mbyll me barazimin 2:2. Eros Grezda ishte pjesë e 18-shes në këtë përballje, mirëpo duke mos marrë besimin e trajnerit Zherard, ashtu që debutimin e tij në ndeshjet e Liga Europa futbollisti gakovar do të duhet ta pres në ndeshjet e rradhës.
Më poshtë i keni rezultatet komplete të ndeshjeve që u zhvilluan me fillim në ora 18:55.
Liga Europa, faza në grupe |
||
Akhisar Belediye | 0 – 1 | Krasnodar |
Besiktas | 3 – 1 | Sarpsborg 08 |
Dyn. Kiev | 2 – 2 | FC Astana |
Genk | 2 – 0 | Malmo FF |
Lazio | 2 – 1 | Apollon |
Marseille | 1 – 2 | E. Frankfurt |
MOL Vidi | 0 – 2 | BATE |
PAOK | 0 – 1 | Chelsea |
Rapid Vienna | 2 – 0 | Sp. Moscow |
Rennes | 2 – 1 | Jablonec |
Sevilla | 5 – 1 | St. Liege |
Villarreal | 2 – 2 | Rangers |