Kartoni i kuq i Kristiano Ronaldos në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian ka bërë shumë jehonë në mediat ndërkombëtare. Një ndër emrat e mëdhenj që ka folur lidhur me këtë rast ka qenë edhe arbitri anglez, Mark Klatenburg, i cili doli në mbrojtje të yllit porugez.
“Ronaldo ka qenë i pafat. Pati një shtyrje të vogël dhe ishte faull ndaj Muriljos, por nuk kishte sjelle të dhunshme. Maksikumi një karton i verdhë, për arsye se kontakti ishte larg topit,” – kishte thënë arbitri anglez Mark Klatenburg për gazetën “Daily Mail”.
Ky ishte karton i parë i kuq për Ronaldon në 154 ndeshje të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.
“Kontakti ishte minimal dhe nëse unë do të isha gjyqtar do të kisha dhënë faull për Valencia dhe nga një karton të verdhë për dy futbollistët. Unë mendoj se Ronaldo do të skualifikohet vetëm për një ndeshje, si pasojë e kartonit të kuq. Çdo dënim tjetër do të ishte shumë i ashpër,” – tha Klatenburg.