Ish-kryeministri britanik Toni Bler është emri më intrigues që është përmendur në mbledhjen e fundit të klubeve si President i ardhshëm i Premierligës angleze.
Futbolli nuk ka qenë kurrë një nga pasionet e Bler, edhe pse ka thënë që është tifoz i Njukasëll Junajtedit.
Megjithatë, Bler, i cili e la detyrën si kryeministër në vitin 2007, pas 10 vitesh në këtë post, ka karizëm dhe autoritet për të ruajtur rregullin mes 20 klubeve më të mira të Anglisë.
Dy emrat e tjerë që përmenden si kandidatë të mundshëm për të marrë timonin e Premierligës janë Gavin Paterson dhe Barni Francis.