Si lulëzoi korrupsioni në futbollin algjerian? BBC Sport ka sjell një intervistë tronditëse për audiencën britanike, ku një ndërmjetës për fiksimin e rezultateve të ndeshjeve ka thënë se në kulturën e tyre është shumë e lehtë të arrish marrëveshje të fshehta.
“Është shumë e lehtë për çdo njeri që të fiksojë ndeshje dhe të parashikojë rezultate. Thjesht duhet të kuptosh procesin dhe hilet.”
Qëkur është futur si ide nga një president i një klubi, ai tregon pa doreza, se në shtetin e tij futbolli nuk është më thjesht një lojë.
“Përshembull, në ligën më të lartë, një penallti e dhënë nga gjyqtarët e korruptuar mund të kushtojë minimumi 10,000 euro. Një barazim mund të kushtojë dyfishin ndërsa një fitore minimumi 80,000 euro. Dhunë, korrupsion- gjithçka mund të gjesh aty.”