Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e para të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë, ku fituesi aktual, Shkëndija në Tetovë po luan ndaj skuadrës së Kit Go nga Liga e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Osmani si në çdo ndeshje, edhe në këtë luajtën lojën e tyre, e cila dha rezultatin e duhur dhe me golat e Armend Alimit (22’) dhe Omar Imerit (24’), Shkëndija po avanson me rezultatin 2:0.
Dy gola shënoi edhe Akademia Pandev në transfertën në Shtip, duke mbyllur këtë pjesë me epërsinë 2:1, Bellasica po avanson në Manastir ndaj Pelisterit, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi ndaj Vardarit në stadiumin në Maxhari.
Në 4 ndeshjet e tjera reezultati i 45 minutave të para është ai i fillimit, 0:0.
Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e para të 1/8 së finales |
||
Bregallnica | 1 – 2 | A.Pandev |
Skopje | 0 – 0 | Sileksi |
Gostivari | 0 – 0 | Pobeda |
Pelisteri | 0 – 1 | Bellasica |
Shkëndija | 2 – 0 | Kit Go |
Tikveshi | 0 – 0 | Rabotniçki |
Vardari | 0 – 1 | Makedonija Gj.P |