Janë mbyllur ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, në të cilat skuadra fituese e edicionit të kaluar, Shkëndija pa shumë probleme në Tetovë me rezultatin 2:0 mundi ekipin e Ligës së Dytë – Lindje, Kit Go, njofton “infOSport.mk”.
Fitorja e Shkëndijës njëherit ishte e vetmja e shënuar nga ana e skuadrave vendase gjatë ditës së sotme, duke pasur parasysh se në 5 ndeshje fitues dolën skuadrat mysafire, teksa Vardari si vendas nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj Makedonija Gj.P.
Fitoren më të thellë në transfertë e regjistroi lideri aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Akademia Pandev, që mundi Bregallnicën me rezultatin 2:6, Gostivari vetëm në fund u dorëzua përballë Pobedës, që golin e fitores e realizoi në minutën e 87-të, teksa Bellasica dhe Sileksi shënuan fitore identike 0:2 përballë Pelisterit, gjegjësisht Skopjes.
Rabotniçki në Kavadar edhe përkundër faktit se luajti me një futbollistë më pak në fushë nga minuta e 58-të, në fund iu gëzua fitores minimale 0:1.
Rikujtojmë Korabi për shkak të mungesës së një rivali do të luaj drejtëpërdrejtë në çerekfinale, aty ku 7 skuadrat tjera pjesëmarrëse do ti mësojmë me datë 3 tetor, kur në program janë ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales.
Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e para të 1/8 së finales |
||
Bregallnica | 2 – 6 | A.Pandev |
Skopje | 0 – 2 | Sileksi |
Gostivari | 1 – 2 | Pobeda |
Pelisteri | 0 – 2 | Bellasica |
Shkëndija | 2 – 0 | Kit Go |
Tikveshi | 0 – 1 | Rabotniçki |
Vardari | 1 – 1 | Makedonija Gj.P |