Marakana do të mirëpret finalen e “Kopa Amerika 2019″

Stadiumi legjendar “Marakana” në Rio De Zhaneiro do të jetë nikoqir i finales së madhe të Kopa Amerika gjatë muajit korrik të vitit 2019-të, njoftuan nga Konfederata Amerikanojugore e futbollit.

Ndeshja hapëse e këtij turneu do të zhvillohet në “Morumbi” në Sau Paulo me 14 qershor.

Ndeshjet gjysmëfinale janë caktuar të zhvillohen në Porto Alegre dhe “Minejrao” në Belo Orizonte, aty ku gjatë vitit 2014-të Gjermania demoloi Brazilin me rezultatin 7:1 në kuadër të gjysmëfinaleve të Botërorit.

Dy stadiumet tjera në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e Kopa Amerika janë ai i Palmeiras në Sau Paulo si dhe “Fonte Nova në Salvador.

Ideja e organizatorëve të këtij eventi që do mbahet në Brazil, është që ekipet mos të udhëtojnë më shumë se tre orë nga një në tjetrin stadium.

 

Leave a Reply