Liga e Kampionëve vazhdon sonte me tjera super ndeshje

Skuadra kampione në fuqi e Europës, Reali i Madridit mborjtjen e titullit do ta nis nga shtëpia e saj, “Santiago Bernabeu”, aty ku sonte do të mirëpret Romën e katandisur, e cila assesi që të rimarë veten në këtë fillim sezoni edhe përkundër blerjeve të shumta që kjo skuadër bëri gjatë merkatos së verës.

Trofeun e sivjetshëm Reali do të duhet ta sulmojë për një ndër futbollistët më të mirë që ndonjëherë kanë luajtur te kjo skuadër, Kristiano Ronaldo si dhe pa specialistin e trofeve, strategun francez, Zinedin Zidane, shkruan “infOSport.mk”.

Vendin e këtij të fundit e morri Julen Lopetegi, mirëpo ende nuk është konfirmuar një top realizator si Ronaldo, dhe pikërisht mungesa e një futbollisti të tillë në rradhët e “mbretërve” nuk i sheh ata favorit aq të mëdhenj këtë edicion. Roma sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale, e për më tepër sfidat italiano-spanjolle mbeten gjithnjë të paparashikueshme dhe një gjë të tillë e konfirmon edhe fakti që “Ujkesha romake” i ka thyer “mbretërit” dy herë në “Bernabeu” brenda mijëvjeçarit të ri.

Përevç këtij takimi grupi “G” po në orën 21:00 prodhon edhe ndeshjen midis Viktoria Plzen dhe CSKA Moska, skuadër kjo që për në Çeki udhëton me disa probleme rreth futbollistëve të lënduar.

Liga e Kampionëve, Faza në grupe

Ajax

18:55 AEK
Shakhtar 18:55 Hoffenheim
Benfica 21:00 Bayern
Manchester City 21:00 Lyon
Plzen 21:00 CSKA Moscow
Real Madrid 21:00 AS Roma
Valencia 21:00 Juventus
Young Boys 21:00

Manchester Utd

Një ndër skuadrat favorite për edicionin e 27-të në Ligën e Kampionëve është pa dyshim skuadra kampione e Italisë, Juventusi. Klubi i famshëm italian ka humbur dy nga katër finalet e fundit në këtë aktivitet, megjithatë këtë herë drejtuesit janë optimist, pasi “Zonja e Vjetër” nuk do të ketë më përballë lojtarin më të mirë në botë të këtyre pesë viteve të fundit, Kristiano Ronaldo, i cili i hoqi ëndrrën e titullit në dy vitet e fundit në këtë kompeticion skuadrës “bardhezi”, e cila tashmë yllin portugez e ka bërë për vete dhe përmes tij sheh mundësinë që pas shumë viteve të rikthejë këtë trofe në Torino.

Sezonin e ri skuadra e Allegrit e nis nga Spanja, aty ku Ronaldo ka shënuar më së shumti gola në karrierë, ndërsa për kundërshtarë do të kenë Valencian, një skuadër kjo që nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në La Liga, në kë 4 javët e para ka marrë vetëm tre pikë, duke regjistruar tre barazime dhe një disfatë.

Ndeshja tjetër e Grupit “H” do luhet në Zvicër, aty ku Jang Bojs do të mirëpret Mançester Junajtedin e Murinjos.

Klubi tjetër nga qyteti i Mançesterit, Siti në “Etihad Stadium” do të mirëpret Lionin, ndërsa dueli tjetër i Grupit “F”, Shakhtar-Hofenhakm, do të luhet në orën 18:55.

Po në këtë orar Ajaksi në “Johan Krojf Arena” të Amsterdamit do të përballet me AEK-un e Athinës, ndërkaq Grupi “E” kompletohet me ndeshjen midis Benfikës dhe Bajernit të Munihut që do të luhet në “Da Luz” të Lisbonës.

Leave a Reply